Shumë njerëz, pak autobusë për në Vodno (FOTO)

Shkupjanët kërkojnë nga organet relevante të lëshojnë më shumë autobusë drejtë Vodnos, sidomos gjatë fundjavës.

Sipas tyre linja e autobusit që shpie drejt teleferikut në Vodno nuk i kënaq nevojat e tyre, pasi stërmbushet me njerëz, dhe ata detyrohen tiu mbathen këmbëve.

‘Në autobusë nuk merret frymë, shumë njerëz, nuk ka kapacitet, si sardina jemi radhitur. Duhet të lëshojnë autobusë më shpesh…Unë sidomos kur është koha e mirë, siç mbajti vikendet e fundit, zakonisht dal për sheti në Vodno’tha Altin Saliu, student.

‘Duhet me do e mos të ketë më shumë autobusë për Vodno…  nuk është në rregull të grumbullohemi, ose të ngelim pa hipur fare…Tash edhe me keq, dëgjova që pensionistëve edhe të dielën ua kanë bërë autobusin falas, do të thotë më mirë mos të afrohemi. Në Vodno dal shpesh, por me se të shkojmë’ tha Ernad F. student në fakultetin e edukatës fizike.

Siç qëndron në ueb faqen e Ndërmarrjes Transportuese të Qytetit të Shkupit (NTQ-Shkup), autobusi i parë drejt kryqit në Vodno, niset në orën 8 e 20 prej Qendrës transportuese, ndërsa nga Vodnoja e mesme është autobusi i fundit që kthehet mbrapa në orën 17 e 20 minuta.

Gjatë fundjavës në këtë drejtim niset nga një autobus për çdo orë.

‘NTQ praktikon që secilën fundjavë, kur numri i vizituesve është më i madh të intervenojë me më shumë autobusë’ tha Biljana Jankullovska, nga sektori për marrëdhënie me opinion./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button