Shkup, është hedhur 250 tonë kripë në rrugët dhe bulevardet e qytetit
Ekipet e shërbimit dimëror të Qytetit të Shkupit gjatë natës së kaluar, deri në mëngjes kanë hedhur 250 tonë kripë në rrugët dhe bulevardet e qytetit në mënyrë që të parandalojnë ngrica, shkruan Mia.mk, transmeton Portalb.mk.
Qyteti i Shkupit u rekomandon vozitësve të kenë kujdes gjatë drejtimit të automjeteve dhe t’u përmbahen kushteve në rrugë. Autoritetet e qytetit përkujtojnë se kripa industriale ka efekt deri në -6 gradë Celsius dhe për shkak të temperaturave të ulëta është e mundur paraqitja e ngricave në rrugë dhe bëjnë thirrje për kujdes të shtuar në komunikacion.
Në kompetenca të Qytetit të Shkupit janë bulevardet dhe disa rrugë të caktuara të qytetit, ndërsa rrugët e tjera janë në kompetenca të komunave dhe ato janë të obliguara për pastrimin dhe mirëmbajtjen e tyre.
“U bëjmë thirrje qytetarëve, këshillave shtëpiak dhe pronarëve të objekteve afariste që t’u përmbahen obligimit ligjor për pastrim të borës para objekteve të tyre”, thanë nga Qyteti i Shkupit.
NP “Higjiena komunale” bën thirrje që komunat ta realizojnë obligimin e tyre për pastrim të rrugëve të cilat janë në kompetenca të komunave dhe apelon për azhurnitet më të madh në këtë sferë, me qëllim të grumbullimit pa ndërprerje të mbeturinave.