Maqedoni, ja sa viktima mori moti i ftohtë që po vazhdon

I ftohti në Maqedoni ka marr 3 viktima, në Shkup, Strumicë dhe Pehçevë, transmeton Portalb.

Një 68 vjeçar i pastrehë në lagjen Aerodrom ka vdekur të dielën nga i ftohti. Ai ka jetuar në një ndërtesë të lënë, sipas autoriteteve kompetente i njëjti ka refuzuar të strehoet në Qendrën e personave pa strehë në Momin Potok.

Të hënën në Strumicë u gjend një trup i pajetë, i ngrirë, i një 60 vjeçari. Trupi i tij është gjetur para shtëpisë së tij në rrugën “Pirinska” nga fqinjët. Nga informacionet e para, ai ka vdekur nga i ftohti.

Temperaturat e ftohta kanë marrë viktimë edhe në fshatin Crnik të Pehçevës. Mbrëmjen e së dielës 80 vjeçarja është rrëzuar në korridorin e shtëpisë, ndërkaq në mëngjes është gjetur e ngrirë nga anëtari i familjes.

Maqedoninë nga java e kaluar e ka kapur ftohtë i madh me temperatura deri në minus 24 gradë celsius. Moti i ftohtë po vazhdon edhe më tutje. Temperaturat e sotme lëvizin nga -20 deri më -6 gradë celsius./Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button