Talat Xhaferi refuzon të flet për aksionin policor në Forinë

Ministri i mbrojtjes, Talat Xhaferi tha sot për Portalb se nuk ka pasur asnjë incident në aksionin e mbrëmshëm policor në fshatin nga vjen ai, Forinë të Gostivarit.

“Nuk ka pasur asnjë incident. Nuk dua të flas për këtë” tha shkurt në një bisedë telefonike me Portalb, ministri i mbrojtjes Xhaferi.

Sipas dëshmitarëve ai mbrëmë ka qenë prezent gjatë aksionit policor në këtë fshat për ndalimin e punës së bastoreve ilegale. Mësohet se ai i ka larguar policët nga lokali ndërsa më pas e gjithë policia është larguar nga fshati pasi që janë revoltuar fshatarët. Më shumë lexoni në këtë link. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button