Anketomania: BDI dhe VMRO do kishin fituar në zgjedhjet parlamentare

Instituti “Pavel Shatev” ka bërë anketë telefonike me 1450 të anketuar me qëllim të konfirmojnë perceptimet e qytetarëve të Maqedonisë kah partitë politike dhe liderët e tyre. 

Nga anketa shihet se VMRO-DPMNE e BDI edhe më tej gëzojnë mbështetjen më të madhe nëse nesër do mbaheshin zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe do dilnin fitues. 

Anketa tregon se një numër i madh i popullatës nuk kanë besim te asnjë politikan.

Anketa është bërë në periudhën mes 16 dhe 19 shkurtit të këtij viti. Në këtë anketë janë përfshirë gjitha gjashtë njësitë zgjedhore, ndërsa Shkupi është marrë si tërësi e veçantë.  

Nëse nesër mbahen zgjedhje parlamentare për cilën parti do të kishit votuar? 

BDI

7,1 %

PDSH

3,8 %

RDK

1,3 %

VMRO-DPMNE

25,8 %

LSDM

15,3 %

Asnjë

18,8 %

Nuk di/ nuk kam përgjigje

24,8 %

Në cilin politikan keni më shumë besim? 

Ali Ahmeti

7,1 %

Menduh Thaçi

3,9 %

Rufi Osmani

1,4 %

Nikolla Gruevski

26,4 %

Zoran Zaev

7,4 %

Asnjë

27,3 %

Nuk di/ nuk kam përgjigje

19 %

Lajme të ngjashme

Back to top button