Darkë romantike për Afërdita Dreshaj

Këngëtarja e njohur Afërdita Dreshaj, kohëve të fundit ka qenë ndër fytyrat publike më të përfolura për lidhje të ndryshme dashurie.

Ndonëse ajo vetë nuk ka konfirmuar e as demantuar asnjë lajm që ka qarkulluar, këngëtarja si duket nuk po çan kokën, por po shijon momentet e bukura për vete.

Së fundmi në faqet të ndryshme nëpër rrjete sociale po qarkullon një foto ku shihet Afërdita bashkë me të dashurin e saj Jakub Kindl në një darkë romantike nën tingujt e valëve të detit. E përveç darkave romantike këngëtaren kohëve të fundit shpesh e kemi parë edhe nëpër udhëtime të ndryshme që bëjnë të kuptosh se Afërdita po që di të jetojë.

Lajme të ngjashme

Back to top button