VMRO-DPMNE: Ndotja e ajrit është temë shumë serioze për marketingun ditor politik

Ndotja e ajrit është tema e cila është shumë serioze për marketingut ditor-politik dhe është mjaft e pahijshme që LSDM-ja të japë deklarata dhe propozime paushall për zgjidhje pa kurrfarë dëshmi dhe tregues për efektet potenciale, reagon VMRO-DPMNE-ja në reagimin me shkrim në kumtesën e LSDM-së.

Partia thekson se në takimin e djeshëm të kryetarëve të komunave nga Rajoni planor i Shkupit, janë sjellë shumë konkludime për masa afatgjatë kundër ndotjes, siç janë mundësitë që të subvencionohet zgjerimi i rrjetit të ngrohjes dhe përfshirja e amvisërive, si dhe mundësia që të gjitha banesat në një ndërtesë banesore të përfshihen në rrjetin për nxemje qendrore.

VMRO-DPMNE-ja përkujton se deri më tani janë ndërmarrë shumë aktivitete, siç janë spërkatja e rrugëve me kalcium magnezium acetat, regjim i veçantë i komunikacionit për automjetet e rënda transportuese destinacioni i fundit i të cilëve nuk është Shkupi, transport falas për autobus për disa kategori të qytetarëve, furnizim të më shumë se 300 autobusëve të rinj me EUOR 4 dhe EURO 5 motorë, automobil elektrik, elektroskuterë dhe elektrobiçikleta, janë ndarë 196 subvencione për blerjen e sobave me peleta.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button