Kallëzim penal për drejtorin teknik dhe inxhinierin në ELEM Manastir

SPB Manastir parashtroi kallëzim penal kundër N.T. (50) drejtor teknik në filialin e ELEM-it REK Bitola dhe M.D.J. (46) inxhiniere në atë filial për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerje të veprës penale “keqpërdorim i pozitës zyrtare dhe autorizim”.

Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, në qershor të këtij viti N.T. me nënshkrimin e tij ka autorizuar procesverbale për punën e kryer nga ana e firmës SHPK EKO Team Shkup në shumë orë, edhe pse ka qenë në dijeni se aktivitetet janë kryer për një kohë më të shkurtër, duke i mundësuar personit juridik të marrë 141.570 denarë.

E paraqitura M.D.J. megjithatë në procesverbalet për punën e kryer ka shkruar më shumë orë pune nga ato realet, thekson MPB-ja në buletinin e sotëm.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button