Takim Zaev – Stafanson: Qeveria e re t’i përkushtohet reformave

Qeveria e re në Maqedoni duhet të krijohet në proceset e nevojshme reformuese, të vlerësuara në raportet e Pribe-së dhe të Komisionit Evropian, konstatuan në takimin e sotëm kryetari i LSDM-së Zoran Zaev dhe ambasadori i Suedisë Mats Stafanson, kumtoi partia.

“Krenohemi me rezultatin, me stilolaps dhe votë e mposhtëm regjimin. Mbi 612.000 qytetarë në Maqedoni janë deklaruar për ndryshime. Qytetarët, pavarësisht se cilit komunitet etnik i përkatësin presin përmirësim të cilësisë së jetës dhe ndryshim të vlerave evropiane në Maqedoni. Në këtë obligohemi në Planin për jetë në Maqedoni dhe këtë do ta zbatojmë”, ka thënë Zaev.

Në takim, siç qëndron në kumtesë, është biseduar edhe për vijimin e proceseve politike, në vend, pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button