Grabitje spektakolare në Lion të Francës: Hajdutët, në arrati me 70 kg ar

Një grup agresorësh të armatosur janë në arrati, pasi grabitën të paktën 70 kg ar nga një furgon i blinduar në Francë, njofton Top Channel.

Ngjarja ndodhi në afërsi të qytetit Lion në autostradën A6 dhe u përshkrua si një skenë filmi hollivudian nga dëshmitarë okularë dhe rojet e sigurisë së furgonit të kompanisë “Loomis”.

Mediet franceze shkruajnë se, të paktën 3 agresorë të armatosur përdorën dy makina për t’i bllokuar rrugën furgonit të blinduar në një dalje të autostradës. Pasi furgoni u ndal, grabitësit sulmuan me shpejtësi rojet e sigurisë, të cilët më tej i lidhën i vendosën në pjesën e pasme të furgonit.

Më pas, grabitëst u zhdukën me të paktën 70 kg ar, në një vlerë prej 2.5 milionë eurosh. Para se të largoheshin nga vendngjarja, ata dogjën një prej makinave të tyre dhe zjarri u përhap duke djegur edhe makina të tjera aty pranë.

Makina e arratisë u gjet gjithashtu e djegur larg vendngjarjes. Autoritetet franceze nuk dhanë detaje për ngjarjen, por u mjaftuan duke deklaruar se kanë nisur hetimet. Mediet franceze, ndërkohë, raportojnë se autoritetet nuk kanë të dhëna për grabitësit, që duket se janë larguar pa lënë asgjë gjurmë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button