Forca policore përpara KSHZ-së, simpatizantët e VMRO-së po protestojnë

Dhjetëra simpatizues të partisë VMRO-DPMNE, për momentin janë mbledhur përpara hapësirave të Komisionit Shtetëror Zgjedhore (KSHZ), për ashtu siç thonë, të shprehin revoltën e tyre për vonesën e rezultateve nga zgjedhjet e djeshme parlamentare, njofton Portalb.

Ashtu siç deklaruan, ata thonë se është koha përfundimtare që KSHZ t’i deklarojë rezultatet finale.

Përpara ndërtesës së KSHZ-së, dhe në radius më të gjerë, janë shtuar forcat e policisë.

Personat e mbledhur protestojnë, me parulla dhe flamuj të VMRO-DPMNE-së dhe thonë se, nuk do të ikin, derisa KSHZ t’i deklarojë rezultatet. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button