Prokuroria e Kumanovës kërkon paraburgim për katër persona nga India dhe Pakistani, kanë kryer veprën – grabitje

Prokuroria Themelore Publike në Kumanovë lëshoi urdhër për kryerjen e një procedure hetimore për katër persona, dy nga India dhe dy nga Pakistani, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale grabitje, ndërsa njëri prej tyre ka kryer edhe veprën penale përpunim, posedim, ndërmjetësim dhe tregtim të armëve ose materieve shpërthyese, transmeton Portalb.mk.

Sipas Prokurorisë, të dyshuarit më 4 qershor 2021, rreth orës 21:00 afër qendrës tranzitore Tabanoc, në përbërje të një grupi prej njëzet personash, me përdorimin e forcës, armëve të rrezikshme dhe armëve të zjarrit, të dyshuarit nga persona të tjerët morën sendet të tundshme me qëllim të përvetësimit në mënyrë të paligjshme.

Përndryshe, përderisa tre persona të dëmtuar po ecnin pranë qendrës tranzitore Tabanoc me qëllimin që të kalonin kufirin për në Republikën e Serbisë, u sulmuan nga një grup prej rreth njëzet personash, mes të cilëve ishin edhe të dyshuarit. Njëri nga të dyshuarit në duar mbante pistoletë zoraki-M 906-T, ndërsa të tjerët mbanin shkopinj, kurse në rripa kishin edhe thika.

Kur i ndaluan të dëmtuarit, njëri prej të dyshuarve filloi t’u jepte urdhra të tjerëve, duke u thënë “godisni”, “merrjauni paratë dhe telefonat, “qëlloni”, gjatë së cilës të dyshuarit filluan t’i sulmojnë duke i goditur me shkopinj nëpër kokë dhe trup. Gjatë sulmit, të dëmtuarve u janë marrë parat dhe celularët, duke u shkaktuar lëndime të lehta dhe të rënda trupore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button