Policia paditi tre qytetarë për tetë vjedhje në Kumanovë

Ministria e punëve të brendshme (MPB) raportoi se SPB-Kumanovë ka dorëzuar padi penale kundër tre qytetarëve të cilët kanë bërë tetë vepra penale, nga të cilat katër “grabitje të rënda”, tre “grabitje të rënda në përpjekje” dhe një vepër penale “grabitje”, transmeton Portalb.mk.

Policia i ka dorëzuar denoncimet kundër 21 vjeçarit K.A. dhe 24 vjeçarit B.A. që të dy nga Çerkezi, dhe kundër 23 vjeçarit SH.A. nga Llopati.

Ata për tre muaj (21 mars – 28 qershor), me përdorimin e forcës dhe përmes dyerve të pambyllura kanë hyrë në shtëpitë në fshatrat Matejç, Orizare, Vaksincë, Hotël dhe Çerkez, me ç’rast në katër raste nuk kanë marrë asgjë, ndërsa në katër  kanë marrë stoli ari, celularë dhe aparate për amvisëri.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button