Dashuria milionëshe e Afërdita Dreshajt

Po vazhdon me shumë pasion angazhimin e saj në moderim dhe televizionin ‘Agon channel’. Dhe karshi punës për të cilën thotë se po ndihet shumë mirë, modelja e shndërruar në këngëtare Afërdita Dreshaj po jeton dashurinë ‘milionëshe’.

Kështu të paktën e ka përshkruar dashurinë e saj përkrah çekut, njëherësh lojtarit të hokejit Jakub Kindl karshi një fotografie që ajo kishte publikuar.

“Million dollar baby!”, kishte shkruar Dreshaj në ‘Twitter’, ndërsa fotografia e çiftit ishte vendosur karshi mbishkrimit.

Dreshaj ndryshe ka pohuar se ndjehet e bekuar për ditët që po kalon.

Lajme të ngjashme

Back to top button