Rita, ylli më me stil! (Foto)

Përveçse duket e lumtur pranë të dashurit Calvin Harris si dhe punën e saj rreth albumit të dytë, këngëtarja Rita Ora në manifestimin e ndarjes së çmimeve ‘Brit Award’ që u mbajt në Londër, u shpall femra më me stil nga kritikët e modës atje…

Pop këngëtarja e njohur me prejardhje shqiptare, Rita Ora, në ndarjen e çmimeve ‘BRIT’ është shpallur njëzëri ylli më me stil. Ten bronz, fustani i verdh intensiv nga shtëpia e modës Prada dhe flokët e derdhur me valë-valë kanë bërë që kritikët e modës ta vlerësojnë Ritën me titullin e fytyrës publike më të stilizuar.

Ndërkaq këngëtarja në tepihun e kuq është paraqitur me të dashurin e saj Calvin Harris dhe në këtë rast ka pushuar shumë thashetheme që janë folur për te dhe lidhjen e saj me DJ, duke vërtetuar kështu se lidhja e tyre po shkon si është më së miri. Ndryshe këngëtarja është duke punuar fortë që së shpejti në publik të vijë me albumin e saj të dytë të shumë përmendur.

Lajme të ngjashme

Back to top button