Shkëndija do të dimëron e dyta në tabelë (FOTO+TABELA)

Me ndeshjet e javës së 18-të ka përfunduar gjysmë sezoni futbollistik i Ligës së Parë të Maqedonisë, me ç Vardari ka mbetur lider i tabelës, ndërsa Shkëndija e dyta, duke zvogëluar diferencën në katër pikë pas fitores ndaj Pelisterit dhe në anën tjetër pas barazimit të Vardarit me Sileksin.

Skuadra kuqezi nga Tetova edhe pse kishte dominim të lojës në gjithë ndeshjen, shënoi fitore me një super gol të Armend Alimit.

Ndërkohë Renova ka marrë fitore me vlerë në duelin ndaj Pobedës, me dy gola të shënuar nga Argjend Gafuri krejt në fund të takimit. Fillimisht Gafurri kishte shënuar për 1:0 në minutën e 83-të, që më pas të vulos fitoren në kohën shtesë të ndeshjes.

Pamje nga ndeshja Shkupi - Makedonija Gj.P
Pamje nga ndeshja Shkupi – Makedonija Gj.P

Ndërkohë befasia ka ndodhur në Çair, ku Shkupi ka pësuar disfatë nga Makedonija Gj.P, me rezultat 2:0. Mysafirët që në minutën e 6-të avancuan me rezultat 1:0, me golin e shënuar nga Alen Jasharovski, ndërsa në minutën e 28-të Shkupi mbeti me një lojtar më pak pasi u ndëshkua me karton të kuq Ali Traore, pasi kishte goditur me kohë një futbollist mysafir. Ndëshkimi për Shkupin erdhi në minutën e 32-të, kur në një aksion shumë të shpejtë futbollistët nga lagja e Gjorçes ngritën epërsinë në 2:0, ndërsa golashënues ishte Jakimoski.

Shkupi edhe pse me një lojtar më pak, gjatë 45 minutave sulmoi dhe dominoi lojën, por duke mos konkretziar asnjë rast për gol. Kështu me këtë disfatë Shkupi vazhdon të mbetet në pozitën e shtatë por tani më shumë afër pas vete ka edhe tri ekipet tjera që kërkojnë shpëtimin për ti ukur fundit të tabelës.

Rezultatet: Shkëndija – Pelisteri 1:0, Pobeda – Renova 0:2, Shkupi – Makedonija Gj.P. 0:2, Vardari – Sileksi 1:1, Bregallnica – Rabotniçki 0:0.

Tabela: 1.) Vardari 41 pikë, 2.) Shkëndija 37, 3.) Pelisteri 29, 4.) Rabotniçki 28, 5.) Sileksi 24, 6.) Renova 23, 7.) Shkupi 16, 8.) Pobeda 15, 9.) Makedonija Gj.P. 15, 10.) Bregallnica 11 pikë. /Portalb.mk/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button