Maqedonia U21 në vazon e fundit për shortin e KE “Poloni 2017”

Shtëpia e futbollit evropian, UEFA sot ka publikuar vazot për shortin e kampionatit evropian të futbollit për moshat U21 që do të zhvillohet në vitin 2017 në Poloni.

Të përzgjedhurit e seleksionuesit Bllagoja Milevski do të jenë në vazon e fundit, në shoqëri me Italinë, Suedinë, Çekinë, Serbinë dhe Sllovakinë.  Në vazon e parë gjenden Gjermani dhe Portugalia, ndërsa në të dytën janë Anglia, Spanja dhe Danimarka.

Polonia si nikoqire e kësaj ngjarje të madhe të futbollit për moshat e reja, do të jetë në Grupin A, ndërsa Gjermania dhe Portugalia do të jenë bartës të grupeve tjera. Anglia, Spanja dhe Danimarka gjithashtu do të jenë bartëse të grupeve A, B dhe C, derisa nga vazoja ku është Maqedonia do të bëhet tërheqje sipas radhës. Shorti për KE do të mbahet në Krakov dhe 1 dhjetor. /Portalb.mk/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button