U publikua lista e futbollistëve të Maqedonisë së Veriut të ftuar për dy ndeshjet e shtatorit

Maqedonia e Veriut në fund të muajit shtator do të zhvillojë dy ndeshje në kuadër të Ligës së Kombeve, për çka përzgjedhësi Bllagoja Milevski ka përzgjedhur 27 futbollistët, transmeton Portalb.mk.

Më 23 shtator, Maqedonia e Veriut do të luajë kundër Gjeorgjisë në Tbilis, ndërsa më 26 shtator kundër Bullgarisë në stadiumin “Todor Proeski” në Shkup.

Kjo është lista e futbollistëve të ftuar për dy ndeshjet e radhës: Stole DIMITRIEVSKI (Rayo Vallecano, Spanjë), Damjan SHISHKOVSKI (Doxa, Qipro), Kristian NAUMOVSKI (Shkupi), Igor ALEKSOVSKI (Rabotniçki); Stefan RISTOVSKI (Dinamo Zagreb, Kroaci), Darko VELLKOVSKI (Al Etifaq, Arabi Saudite), Visar MUSLIU (Inglostat, Gjermani), Ezgjan ALIOSKI (Fenerbahçe, Turqi), Todor TODOROVSKI (Sumgait, Azerbajxhan), Stefan ASHKOVSKI (Lamia) , Nikola SERAFIMOV (MOL Fehervar, Hungari), Gjoko ZAJKOV (Vorskla, Ukrainë), Bojan DIMOSKI (Akademia Pandev); Elif ELMAS (Napoli, Itali), Enis BARDHI (Trabzonspor, Turqi), Arijan ADEMI (Dinamo Zagreb, Kroaci), Enis FAZLAGIC (Dunajska Streda, Sllovaki), Agon ELEZI (Varaždin, Kroaci), Jani ATANASOV (Hajduk, Kroaci), Stefan SPIROVSKI (Pyunik, Armeni); Milan RISTOVSKI (Spartak Trnava, Sllovaki), Bojan MIOVSKI (Aberdeen, Skoci), Darko ÇURLINOV (Burnley, Angli), Aleksandar TRAJKOVSKI (Al Feiha, Arabi Saudite), Valon ETEMI (Istanbulspor, Turqi), Dorian BABUNSKI (Debrecin) dhe Lupço DORIEV (Shkëndija).

“Sa i përket shëndetit të lojtarëve, kemi probleme me Darko Çurlinovin, duhet të shkojë për ekzaminime shtesë dhe më pas do ta dimë situatën, por shpresoj që asgjë të mos jetë serioze. Sa i përket Ilija Nestorovskit, ai është një lojtar që i ka dhënë shumë Maqedonisë dhe aktualisht nuk e meriton të thirret vetëm për të luajtur pesë deri në dhjetë apo 15 minuta. Kur Nestorovski të thirret, kam në plan ta shfrytëzoj me minuta maksimale dhe aktualisht Milan Ristovski dhe Bojan Miovski janë në avantazh sepse janë në formë më të mirë”, deklaroi Milevski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button