Ndryshime të Ligjit për mbrojtje gjatë punës dhe treg të lirë, kërkojnë kompanitë nga veprimtaritë

Ndryshime të ligjit, treg të lirë në vend të çmimeve të definuara për shërbimet dhe profesionalizim të veprimtarisë, kërkon Grupacioni për siguri dhe shëndet gjatë punës të Odës ekonomike.

Siç thanë sot në konferencë për shtyp kryetari dhe nënkryetari i Grupacionit, Sashko Stojmenovski dhe Borçe Stojçevski, jeta e secilit të punësuar në vend në aspekt të mbrojtjes kushton jo më shumë se 100 euro, numri i rasteve të vdekjes shënon rritje, ndërsa kuadro profesionale në këtë sferë nuk ka mjaftë. Rreth 40 kompani merren me mbrojtjen gjatë punës dhe përafërsisht edhe aq janë mjekë për mjekësi të punës. Prej këtu, në kontroll sistematik mesatarisht mjekët do të mund secilit të punësuar t’i përkushtojnë nga më së shumti 12 minuta.

“Ligji deri tani është ndërruar dhjetë herë, por edhe krahas kësaj, praktika tregon shumë dobësi. Për këtë shkak nevojitet koncept krejtësisht i ri, në pajtim me standardet botërore. Organet kompetente gjatë 20 viteve të kaluara treguan shumë pak mirëkuptim. Nuk flasim për politikë, por për profesionalizëm”, tha Stojçevski.

Sipas tij, edhe aktet nënligjore janë konfuze, ende po punohet sipas rregulloreve për kushtet makroklimatike nga viti 1967, ndërsa nuk është definuar edhe termi “punë në lartësi”.

Qëndrim i Grupacionit është se të punësuarit në përgjithësi nuk janë të njoftuar me vlerësimin e rrezikut në punë, edhe pse punëdhënësi është i obliguar për këtë t’i informojë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button