Brenda javës do të zbardhen detajet e helmimit të nxënësve në Gostivar

Analizat dhe hetimet e mëtejshme lidhur me helmimin e nxënësve dhe profesorëve në shkollën e mesme të Gostivarit do të zbardhin detaje gjatë kësaj jave. Hetimet për këtë ngjarja ku u helmuan 50 nxënës, 8 profesorë, një roje dhe një polic po kryhen nga Prokuroria e Gostivarit, ku udhëheqës i çështjes është prokurori publik Ahmet Ahmeti. Të gjithë të helmuarit të shtunën janë liruar nga spitalet, përfshirë edhe ata që po trajtoheshin në Klinikën e Toksikologjisë në Shkup.

“Hetimet po vazhdojnë akoma dhe se mund të konfirmojë se janë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme hetimore.Derisa nuk kam dosjen e plotë nuk mund të publikojë asgjë. Presim rezultatet nga Klinika e Toksikologjisë, Instituti për Mjekësi Ligjore, Njësia për krim e MPB-së dhe më pas do të jap detajet mbi ngjarjen”, deklaroi prokurori Ahmeti.

Helmimet ndodhën të premten pasdite, kur nxënësit dhe profesorët e kësaj shkolle kanë ndjerë simptoma të dhembjes dhe probleme me sytë dhe frymëmarrjen. Dyshohet se në korridorin që lish sallën e sportit dhe shkollën është lëshuar gazi i panjohur, duke u përhapur nëpër klasë. Në procesin e hetimeve janë edhe kamerat e sigurisë nga shkolla, por siç mësohet jozyrtarisht pjesën e korridorit ku është lëshuar gazi nuk e mbulojnë kamerat. 

Lajme të ngjashme

Back to top button