Sipas “Webometrics”, USHT-ja rangohet shumë ulët

Universiteti Shtetëror i Tetovës vazhdon të rangohet tejet dobët dhe kjo tregohet edhe në vlerësimet më të fundit të  e fundit të “Webometrics”.

Pas rangimit katastrofal në të njohurën “Lista e Shangajit”, USHT qëndron shumë ulët edhe në listën e  “Webometrics”, që vlerësohet përmes kërkimeve në internet dhe platformat e tjera teknologjike. 

Ky rangim është pjesë e Këshillit të Kërkimeve në Spanjë CSIC, që është ndër organizatat e para themelore kërkimore në Evropë. CSIC  përbëhet nga 126 qendra e dhe institute të shpërndara.

Sipas “Ëebometrics”, USHT radhitet në vendin e 10.823, duke qëndruar shumë larg universiteteve tjera në Maqedoni, përfshirë Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi” që radhitet në vendin e 1256dhe Universitetin e Evropës Juglindore që radhitet në vendin e 7781.

Universiteti “Shën Klimenti i Ohrit” në Manastir radhitet edhe më mirë se UEJL duke qenë në vendin e 5418.  Po ashtu në gjendje të mirë gjendet edhe Universiteti i Shtipit në vendin 5171.  Ky rangim ka të bëjë me vlerësimet e siguruara gjatë gjashtë muajve të fundit, duke përfshirë edhe janarin 2014.

Nga Universitetet e tjera në rajon, Universiteti i Prishtinës radhitet në vendin e 8067, ndërsa në gushtin e 2013 ishte në vendin 4416, ndërsa një vit më herët në vendin 3387. Edhe Universiteti i Tiranës kishte rënë për 655 vende ne 6 muajt e fundit, nga pozita 8012 në atë 8667. Ndërkaq, universitetet tjera publike të kryeqyteteve të rajonit janë ngritur në rangim në raport me vitin e kaluar. Kësisoj, Universiteti i Lubjanës nga vendi 241 është ngritur në 192, Universiteti i Zagrebit nga 578 në atë 497, Universiteti i Beogradit nga 729 në 509, ai i Shkupit nga vendi 1878 në 1256, i Sarajevës nga vendi 2274 në 1928, si dhe ai i Podgoricës nga 4191 në 3858.

Eksperti i çështjeve të arsimit në Kosovë, Dukagjin Pupovci, përmes një statusi në profilin e tij në rrjetin social “Facebook” ka shtruar pyetje se “si ndodh që dy universitete shqiptare të jenë në rënie të vazhdueshme, ndërsa universitetet e kryeqyteteve të tjera të Ballkanit në ngritje, qoftë edhe të lehtë?”

Lajme të ngjashme

Back to top button