Studentët prezantuan projektet ideore për sheshin e Tetovës

Studentët e arkitekturës nga dy universitetet e Tetovës prezantuan projektet ideore për sheshin e qytetit, ku një nga dy projektet do të përzgjidhet nga komisioni i posaçëm në komunë për realizim në terren, shkruan Portalb.mk.

“E dizajnuar dhe e punuar nga studentë të këtyre Universiteteve administrata komunale do të punojë fuqishëm që sheshit të qytetit t’i kthehet lavdia dhe shkëlqimi i munguar për ta bërë atë një vend rekreacioni, një vend ku qytetarët do të mundnin ta kalonin kohën e tyre. Komisioni i posaçem pas shqyrtimit të projekteve të prezantuara do të zgjedh njërin nga dy projektet ideore të punuara nga studentët e dy Universiteteve”, informoi Komuna pas prezantimit të djeshëm të projekteve ideore.

Studentët prezantuan projektet për sheshin e Tetovës. Foto: Komuna e Tetovës
Studentët prezantuan projektet për sheshin e Tetovës. Foto: Komuna e Tetovës

Ky projekt po bëhet si zgjidhje afatshkurtër për të intervenuar në sheshin e qytetit me pajisje urbane, për të njëjtin kishte thirrje të hapur për studentët e interesuar nga Universiteti i Tetovës dhe Universiteti i Evropës Juglindore.

Ndërkaq, si zgjidhje më afatgjate, Komuna ka paralajmëruar se së shpejti do të prezantohet para publikut edhe projekt madhor për sheshin e qytetit, pa dhënë detaje të hollësishme.

Ndryshe, që nga prishja e sheshit të vjetër të qytetit para shumë viteve, në shesh nuk është investuar në pajisje dhe të tjera. I njëjti gjatë festave dhe manifestimeve të ndryshme përdoret për koncerte dhe organizim të ngjarjeve, vendosjen e barakave për shitje të produkteve dhe të tjera.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button