Përplasen dy makina në Strugë, katër të lënduar

Gjatë mbrëmjes së djeshme ndodhi një aksident në hyrje të Strugës, në afërsi të pompës së benzinës Okta, me ç’rast u lënduan katër persona.

Aksidenti ndodhi rreth orës 21 e 30, kur për arsye të panjohura janë ndeshur dy makina. Të lënduarit janë shtrirë në spitalin e Strugës. Sipas mjekut kujdestar, Vllado Koçoski, gjendja shëndetësore e të lënduarve është stabile dhe ata janë lëshuar në kurim shtëpiak.

“Katër udhëtarët të njërës makinë, ishin dy prindër dhe dy vajzat e tyre, të cilët kishin lëndime trupore, kurse udhëtarja e makinës tjetër ishte në një stres psikik. Tani të gjithë janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe janë liruar nga spitali”, tha Koçoski.

Sektori për Punë të Brendshme në Ohër është duke punuar në verifikimin e arsyeve që dërguan në ndeshjen e dy makinave.

Lajme të ngjashme

Back to top button