7 të lënduar në aksident të rëndë trafiku në Gostivar

Në një aksident të rëndë trafiku, që ndodhi mbrëmë rreth orës 20:00 në rrugën “JNA” në Gostivar, në dalje të qytetit në drejtim të Mavrovës (në afërsi të pikës së karburantit ‘Makpetrol’), janë lënduar shtatë persona nga të cilët 3 më seriozisht, ka njoftuar zëdhënësi i Sektorit për Punë të Brendshme Marjan Josifovski. Në aksident janë përplasur dy makina më targat të Gostivarit, njëra e tipit “BMW” dhe tjetra e tipit “OPEL Zafira”, në të cilat kishte gjithsej 7 persona. Të gjithë personat janë lënduar.

Që të tre janë dërguar për mjekim të mëtutjeshëm në klinikat e Shkupit, ndërsa të tjerët pas marrjes së trajtimit mjekësorë, janë lëshuar për mjekim në shtëpi.

Lajme të ngjashme

Back to top button