Të gjithë pacientët e shkollës ekonomike lëshohen për mjekim shtëpiak

Sot janë lëshuar për mjekim shtëpiak të gjithë pacientët e helmuar në shkollën ekonomike në Gostivar.

Ende priten analizat toksikologjike nga Mjekësia Ligjore të cilat do të tregojnë nëse bëhet fjalë për helmim nga gazi.

Prindërit dhe arsimtarët vetë kanë nënshkruar për tu larguar nga spitali sepse ndiheshin më mirë. 

Sipas mjekut përgjegjës Andon  Çibishev pacientët janë në gjendje stabile shëndetësore dhe vetë kanë kërkuar largim nga spitali. 

Lajme të ngjashme

Back to top button