MBPEU: Dakordohen udhëzimet për blerjen e suksesshme të duhanit

Rekolta e sivjetme e duhanit është me cilësi jashtëzakonisht të mirë, por rekolta nuk do t’i kënaq nevojat e blerësve. Pritet mbledhja e rreth 18.000 deri 19.000 tonëve që është përafërsisht niveli i njëjtë sikurse vitin e kaluar, njofton MIA.

Kjo u theksua në takimin e sotëm të punës në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave (MBPEU) në të cilin morën pjesë përfaqësues edhe të shoqatave të bujqve edhe të prodhuesve të duhanit, si dhe të blerësve.

Siç kumtoi MBPEU, dhjetë monopolet kanë dakorduar 30.000 marrëveshje me prodhuesit e duhanit dhe kanë shfaqur interes për blerjen e 26.000 tonëve ndërsa në takim janë definuar edhe disa konstatime për ndërmarrjen e sasive me sukses.

Ministri, Mihail Cvetkov njoftoi se ekzemplarët tashmë janë përgatitur dhe të hënën do të dorëzohen deri te të gjithë blerësit me ç’rast ata të cilët i plotësojnë kushtet e Ligjit për duhan, do të mund të fillojnë me blerjen.

Është dakorduar që nëse blerësit vonohen me dinamikën, ta organizojnë blerjen me termine shtesë (të shtunave) apo në linjën e përditshme të futen prodhuesit e duhanit të cilëve në kohë u është marrë duhani. Për këtë do të njoftohen edhe prodhuesit e duhanit dhe inspektorati për bujqësi.

Konstatimet do të dorëzohen me shkrim deri te të gjithë blerësit dhe shoqatat e bujqve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button