Tre të lënduar nga përleshja fizike pranë poliklinikës “Bit-Pazar” mes tyre edhe një i mitur

Tre persona, mes tyre edhe një djalë 17-vjeçar, janë lënduar në një përleshje fizike që ka ndodhur orët e vona të pasdites në afërsi të poliklinikës “Bit-Pazar” në Çair të Shkupit, kështu njoftoi MPB sipas informacioneve fillestare, transmeton Portalb.mk nga 360 Gradë.

Të lënduarit e moshës 17, 20 dhe 23 vjeç janë dërguar në Spitalin e Përgjithshëm të qytetit “Shën Naumi i Ohrit”.

Sipas informacioneve fillestare të MPB-së, njëri prej të lënduarve ka mbetur i plagosur me armë.

“Me datë 07.04.2023 rreth orës 18:00 në SPB Shkup është raportuar se në afërsi të poliklinikës “Bit Pazar” në Shkup ka ndodhur një konfrontim fizik dhe menjëherë pas kësaj është raportuar nga Spitali “Shën Naumi i Ohrit” ‘ se A. B. (20) me lëndim në dorën e djathtë nga arma, si dhe A. B. (23) me lëndime nga sende të forta dhe një i mitur 17-vjeçar me lëndime nga sulmi fizik”, thuhet në njoftimin fillestar të MPB-së.

Në një deklaratë për MIA-në, nga Spitali “Shën Naumi i Ohrit ” thonë se tek ata janë sjellë dy persona të lënduar – njëri me lëndim në pjesën e dorës, ndërsa tjetri me lëndim në kokë nga një send i fortë.

“Të dy janë në gjendje stabile dhe hetimet përkatëse janë duke u zhvilluar”, thekson spitali në një deklaratë për MIA-në.

Ministria e Brendshme po merr masa për zbardhjen e rastit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button