Koalicioni për ndryshime dhe drejtësi ia dorëzoi KSHZ-së listat e kandidatëve

Koalicioni për ndryshime dhe drejtësi, të cilin e përbëjnë Lidhja Demokratike, FRODEM, DEMOS dhe MORO-RP, Komisionit Shtetëror të zgjedhjeve ia kanë dorëzuar listat për kandidatë të deputetëve për gjashtë njësitë zgjedhore, kumtoi pasdite koalicioni, njofton MIA.

Në Njësinë e parë zgjedhore është kryetari i LD-së, Pavle Trajanov ndërsa në të dytën, kryetari i FRODEM, Jove Kekenovski, Në njesinë e tretë zgjedhore e para në listë është Vesna Stoimenovska e Lidhjes Demokratike, në të katërtën Sllobodan Bogoevski i cili, sipas kumtesës së koalicionit është kandidat jopartiak, në të pestën Aleksandar Delov i FRODEM, ndërsa në të gjashtën Branko Mastorovski i Moro – RP.

Nga Koalicioni për ndryshime dhe drejtësi njoftojnë se në lista ka kandidatë për deputetë të profesioneve të ndryshme, struktura sociale por edhe prej më shumë bashkësive etnike. Në listat, theksojnë janë 48 gra.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button