Sanna Marin u mposht nga konservatorët në zgjedhjet e Finlandës

Finlanda pritet të ketë një kryeministër të ri pasi Partia e Koalicionit Kombëtar liberal-konservator (Kokoomus) fitoi zgjedhjet parlamentare të dielën me një diferencë të ngushtë me gati 99 për qind të votave të numëruara, transmeton Anadolu.

Sipas transmetuesit publik YLE, partia e udhëhequr nga politikani me përvojë Antti Petteri Orpo, siguroi 48 vende, 10 më shumë se sa fitoi në zgjedhjet e vitit 2019, në Parlamentin me 200-ulëse të vendit me 20.8 për qind të votave.

Partia populiste e krahut të djathtë, Partia Finlandeze (PS) mori 20.1 për qind të votave dhe fitoi 46 vende, nga 39 sa kishte në vitin 2019.

Ndërkohë, Partia Social Demokratike (SDP) e kryeministres Sanna Marin përfundoi në vendin e tretë dhe siguroi 43 vende me 19.9 për qind.

Partia Agrare e Qendrës pësoi një disfatë të madhe dhe humbi 8 nga 31 vendet e saj me 11.4 për qind ndërsa Aleanca e Majtë humbi 5 nga 11 vendet e saj me 7.1 për qind.

Partia e Gjelbër mori 7 për qind të votave dhe fitoi 13 vende, nga 20 sa kishte në zgjedhjet e vitit 2019.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button