Flet Barack Obama: Cilido që të jetë rezultati, qytetarët të jenë të bashkuar

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama u bëri thirrje amerikanëve që të mbeten të bashkuar, pavarësisht rezultatit të zgjedhjeve të 8 nëntorit.

“Zgjedhjet kanë qenë rraskapitëse, të vështira dhe nganjëherë të çuditshme. Pa marrë parasysh se çfarë ndodh, dielli do të lindë në mëngjes dhe Amerika prapë do të jetë vendi më i madh në Tokë”, tha Obama në një video-mesazh.

Ai shtoi se qytetarët nuk duhet ta konsiderojnë veten demokratë ose republikanë, por amerikanë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button