Të shtëna dhe viktima pranë një qendre votimi në Kaliforni

Të paktën një person u vra dhe tre të tjerë u plagosën nga të shtëna arme pranë një qendre votimi në Kaliforninë jugore.

Të shtënat ndodhën gjatë orëve të pasdites në qytetin Azusa, pranë Los Anxhelosit, ndërsa njerëzit po votonin për zgjedhjen e presidentit të vendit, njofton Zëri i Amerikës.

Të shtënat vazhduan edhe ndaj oficerëve të policisë që mbërritën menjëherë në vendngjarje. Pas një shkëmbimi zjarri, autori u largua dhe u fsheh në një banesë të zonës.

Policia bllokoi zonën, në të cilën ndodhen dy qendra votimi dhe një shkollë.

Nuk janë dhënë detaje të mëtejshme për incidentin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button