Bejli: Pavarësisht kush bëhet president, SHBA-të do ta përkrahin Maqedoninë (FOTO+VIDEO)

“Pa marrë parasysh rezultateve. Amerika me vite ka qenë përkrahëse e Maqedonisë gjatë proceseve elektorale dhe pa marrë parasysh se kush fiton përkrahja do të mbetet për Maqedoninë, politika e Jashtme e Amerikës nuk ndryshon”, kështu u shpreh ambasadori i SHBA-së në Maqedoni, Xhes Bejli, në fjalimin e tij të mbajtur përpara të pranishmëve në ngjarjen e organizuar nga Ambasada në lidhje me pritjen e rezultateve nga votimet presidenciale në Amerikë, raporton Portalb.mk.

Bejli gjithashtu, komentoi edhe ngjarjen politike në Maqedoni dhe tha se do t’i përkrahë të gjitha partitë politike në vend të cilat do të marrin pjesë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 11 dhjetor.

Në këtë ngjarje morën pjesë politikanë, pjesëtarë të shoqërisë civile, media, por edhe personalitete të ndryshme nga skena politike.

Ndryshimet nuk mund të ndodhin menjëherë e as partneriteti ynë nuk do të ndryshojë. Përkrahja e SHBA-së ndaj Maqedonisë mbetet e njëjta dhe nuk do të ndryshojë, tha në mëngjes ambasadori amerikan, Xhes Bejli, në fjalimin e tij në Aleksandër Palace, derisa në SHBA po numëroheshin votat e zgjedhjeve presidenciale.

Bejli në fjalim tha se pavarësisht se kush do të bëhet president, qëndrimi i SHBA-ve në raport me Maqedoninë nuk do të ndryshojë, sepse siç tha, SHBA janë partnerë të Maqedonisë tashmë 25 vite dhe Maqedonia ka fituar mbështetje nga katër administrime të ndryshme të SHBA-ve.

“Në karrierën time 14 vjeçare iu shërbeva republikanëve, 16 vite demokratëve. Mund të dëshmoj për sfidat me të cilat u përballëm në periudhën e kaluar, ndryshimet nuk do të ndodhin menjëherë që nga 8 deri në 9 nëntor. Madje as partneriteti ynë nuk do të ndryshojë, ndryshimet do të jenë brenda kornizave të SHBA-ve. Qëndrimi i SHBA-ve, mbështetja për Maqedoninë mbetet e njëjta si ajo para 20 viteve, për suksesin e Maqedonisë dhe nuk do të ndryshojë” tha Bejli.

“E ardhmja e njerëzve të Maqedonisë është e ngjashme me atë të njerëzve të SHBA-ve, të gjithë duam paqe dhe prosperitet në botë dhe zgjidhje të problemeve që i kemi. Do të pajtohemi se qëllimet nuk janë të njëjta. Tani vijon periudhë kur duhet të ulemi në kuadër të Kongresit dhe Senatit të gjejmë zgjidhje. Ekipi im do të kthehet mbrapa në ambasadë të mendojë cila do të jetë politika e SHBA-ve ndaj Maqedonisë”  shtoi ai.

Paraprakisht, ai tha se mund “t’i pranojmë, por jo gjithmonë t’i pranojmë qëndrimet e ndryshme”.

Sipas tij zgjedhja e presidentit është çështje serioze e cila ndikon në ekonomi, shëndetësi, sistemin arsimor, emigracion dhe në politikën e jashtme. Në fund ai theksoi se tani amerikanët duhet të jenë të bashkuar, i përshëndeti të gjithë kandidatët në garë dhe bashkëqytetarët që votuan.

Përndryshe, kandidati Republikan, Donald Trump, i ka fituar zgjedhjet presidenciale në SHBA me 279 vota elektorale, duke lënë pas kundërkandidaten demokrate, Hillary Clinton me 218 vota.  /Portalb

Më poshtë mund të shihni foto nga atmosfera:

14958294_159950104471770_38183734_n

14997160_159950117805102_461210982_n

15033689_159950084471772_1360469411_n

15046273_159950057805108_199025917_n

15046348_159950061138441_1564368339_n

15049831_159950031138444_475490935_n

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button