Ahmeti e Besimi sot takohen me Hovit

Zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Fatmir Besimi sot do të takohet me euro-deputetin dhe raportuesin për Maqedoninë në Parlamentin Evropian, Riçard Hovit.

Gjatë vizitës në Sekretariatin për çështje evropiane, Hovit do të realizojë edhe takime joformale me të punësuarit e Sekretariatit, pas së cilës do të vijojë takim i përbashkët dhe diskutim i zëvendëskryeministrit Besimi dhe euro-deputetit Hovit me studentët e universiteteve të Republikës së Maqedonisë, të cilat do të zhvillohen në hapësirat e Sekretariatit për çështje evropiane. 

Hovit mes tjerash në zyrën e BE-së në Shkup sot do të takoje edhe kryetarin e BDi-së Ali Ahmeti.

Lajme të ngjashme

Back to top button