Zbulohet i riu nga Tetova që u kërcënua me bombë në shkollën “Migjeni”

Një i ri nga Tetova nxënës i më hershëm i shkollës fillore “Brtastvo-Migjeni”, është ai i cili gjatë ditës së djeshme ka dërguar letra elektronike kërcënuese te të punësuarit në shkollën fillore, për vendosjen e një bombe në oborrin e shkollës. I riu është kërcënuar se bomba do të eksplodojë nëse nuk i lihen 100 mijë denarë, njoftojnë policia e Tetovës.

I riu nga Tetova gjatë ditës së djeshme së bashku me prindërit e tij dhe dy punëtorë social ka dhënë deklaratë në polici dhe pas mbarimit të hetimit, prokurori publik do të vendos nëse do ët ngrejë padi penale ndaj të miturit.

Lajme të ngjashme

Back to top button