Shpërndahen 400 pako me veshmbathje për nxënësit në Komunën e Studeniçanit

Organizata Humanitare “Kalliri i Mirësisë” në bashkëpunim me Komunën e Studeniçanit kanë filluar të mërkurën aksionin humanitar për shpërndarjen e pakove humanitare në veshmbathje për 400 nxënës të shkollave fillore.

Aksioni filloj në Shkollën Filore Qendrore “Naim Frashëri” të fshatit Studeniçan dhe atë periferike të fshatit Moranë ku u ndanë 150 pako humanitare me veshmbathje për nxënësit nevojtar. Po ashtu edhe në Shkollën Fillore “Alija Avdoviq” të fshatit Batincë u ndanë 150 pako të ngjashme humanitare, ndërsa në aksion u përfshinë edhe nxënësit e shkollave fillore të fshtarave Cvetovë, Maja e Zezë, Draçevicë, Mallçishtë dhe Ellovë.

Ditëve në vijimë janë parapar që në këtë aksion humanitar të përfshihen me 100 pako humanitare edhe nxnësit e shkollave fillore të fshatrave Koliçan i Poshtëm, Koliçan i Epërm dhe Vërtekicës.

“Jam mirënjohes ndaj Organizatës Humanitare ‘Kalliri i Mirësisë’, për angazhimin e tyre për tju dal në ndihmë atyre të cilët kanë nevojë për ndihmën tonë. Bashkëpunimi i komunës sonë me këtë organizatë ka treguar efektet e veta jo vetëm në këtë aksion humanitar por edhe në aksione tjera. Jemi dëshmitarë se varfëria dhe skamja si në çdo vend tjetër edhe në komunën tonë është në rritje, andaj ndihmat e tilla janë të mirëseardhura për këta fëmijë. Në emër të këtyre fëmijëve dhe qytetarëve të Komunës së Studeniçanit falaminderojë të gjithë që janë angazhuar në këtë projekt”, tha me këtë rast ktyetari i Komunës së Studeniçanit Azem Sadiki. 
Gjatë shpërndarjes së këtyre pakove në shoqëri me kryetarin e komunës së Studeniçanit kanë qeënë edhe drejtorët e shkollave ku janë shpërndarë këto pako humanitare në vëshëmbathje dhe përfaqësuesi i Organizatës Humanitare “Kalliri i Mirësisë” Muhamed Ismaili.

Ky projekt është pjesë e fushatës ndërkombëtare, të cilin e ndërmori Princi i Dubait pranë Emirateve të Bashkuara Arabe MuhamedbinRashidAlMaktum, fushatë kjo e cila synon të bëjë ndarjen e veshbathjes për 1,000.000 fëmijë të varfër në gjithë botën.

Lajme të ngjashme

Back to top button