“Oda dibrane”,fton shqiptarët për protesta në Shkup në mbrojte të Radikës

Në organizim të Shoqatës së dibranëve “Oda dibrane”-Shkup , ditën e shtunë në qytetin e Shkupit  do të organizohet protesta e radhës kundër devijimit të lumit Radikë.

Anëtari i Kryesisë “ Oda dibrane”, njëherë  dhe organizatori i protestës, Bardhyl Marku thekson për Portalb se, protesta e këtillë ishte e organizuar  të mbahet  kohë më parë . Shkaku i anulimit të saj ishte takimi i famshëm ndërministror në Tiranë i ministrave shqiptarë të Maqedonisë dhe Shqipërisë. 
Marku, thotë se y takim nuk na bindi se do ndalohet projekti “Fusha e Lukovës”.

Shkaku tjetër për shtyerjen e protestës së planifikuar kohë më parë  ishte pritja e shpalljes  dokumentit të Bankës Botërore që duhej të publikohej deri në fund të janarit. 

“Shkaqet e këtilla mundësuan që protesta e radhës të shtyhet për dy javë të tjera që të respektojmë sado pak të gjithë ato burra shteti që dolën bashkërisht dhe na siguruan se nuk do të  bëhet asgjë që të na ndihmojë, por mbi të gjitha për të pritur  ESIA-n, të dalë sa më shpejt dhe të kemi një alibi plus për protestë”, thotë Marku.

“Dokumenti i këtillë  i Bankës Botërore sipas asaj që kuptuam nuk do të dalë derisa të përfundojnë zgjedhjet, ndaj dhe ky shkak na shtyri të dyshojmë se ky dokument nuk përmban atë që ne shpresojmë. Ky ishte edhe qëllimi që unë dhe e gjithë Kryesia të mbajmë mbledhjen e dytë me të cilin morëm vendim që të mbajmë protestat në Shkup. Qëllimi jonë tanimë dihet , dhe këtë e din e gjithë Maqedonia-Stop ndërtimit të dy pendave në parkun nacional Mavrovë si dhe mbrojtja e lumit Radikë”, tha më tej Marku.

“Ne si Shoqatë i mirëpresim të gjithë bashkëqytetarët tanë nga Dibra, dhe shpresoj të jenë në numër të madh, meqë ka organizim transporti  nga Dibra dhe Reka. Në protesta pritet të na bashkëngjiten edhe qytetarë nga Gostivari, Tetova, Struga dhe Kërçova. Në protesta do të jetë i pranishëm edhe kryesuesi i Këshillit komunal të Dibrës, Bashkim Mashkulli dhe kryesuesi i OJQ-ve në Dibër, Dritan Lleshi, si dhe numër i madh i dibranëve të tjerë të cilët i mirëpresim me kënaqësi .I gjithë ky karvan  organizimi vjen falë  Organizatave Joqeveritare në Dibër. Në këtë protestë do të marrin pjesë edhe dy koalicionet e shoqatave të ndryshme ekologjike nga Maqedonia, dhe besoj se prania e tyre do ia shtojë vlerën protestës, përfundoi Marku.

Lajme të ngjashme

Back to top button