Tifozët e sulmojnë Ronaldon me çakmak (Video)

Epo si mund të mos ia kenë inati tifozët vendas yllit Portugez Cristiano Ronaldo?

Ai shkëlqeu në ndeshjen e parë, si dhe zbehi gjasat e pakta të Atletico Madridit për kualifikim me dy golat e pjesës së parë në ndeshjen e dytë.

Pjesa e parë u mbyll me dy gola epërsi për Real Madridin, të dyja të shënuara nga pika e bardh nga Cristiano Ronaldo.

Pas vërshëllimës së gjyqtarit në pjesën e parë, skuadrat po i drejtoheshin dhomave të zhveshjes ndërsa Cristiano Ronaldo është goditur me një çakmak nga tifozët vendas.

Sigurisht se federata Spanjolle do të gjobitë vendasit për këtë gjest.

Lajme të ngjashme

Back to top button