Maqedonia fundoset, Serbia përparon (FOTO)
Nga tabela më lartë shihet qartë pozita e keqe e mediave në Maqedoni. Përderisa të gjithë fqinjët shënojnë progres, Maqedonia është në rënie të lirë që nga viti 2009 ku me shtetin udhëheq koalicioni VMRO-DPMNE dhe BDI. Që atëherë ka shënuar rënie prej 89 vendeve.
Liria e mediave në Maqedoni
Viti |
Pozita |
2009 |
34 |
2010 |
68 |
2011 |
94 |
2012 |
94 |
2013 |
116 |
2014 |
123 |
Kjo paraqet rënie prej gjashtë vendeve për dallim nga raporti i vitit të kaluar. Nga rajoni Maqedonia, Mali i ZI dhe Turqia gjenden në kategorinë e vendeve që janë në “gjendje të vështirë”.
Nga fqinjët Serbia gjendet në vendin e 54, Kosova në vendin e 80, Shqipëria në 85, Greqia 99 dhe Bullgaria në vendin e 100.