Rasmusen: Vendimi i Hagës për emrin nuk e ndryshon qëndrimin e NATO-s

Kryeministri Nikolla Gruevski, i është referuar, vendimit të Gjykatës ndërkombëtare të Hagës, ndëkoh Rasmusen, thotë  NTO-ja, ka sjellë vendimin e sajë lidhur me emrin  në samitin e Bukureshtit  dhe kjo nuk ndryshon.

NTO-ja, ka sjellë vendimin e sajë lidhur me emrin e Maqedonisë, në samitin e Bukureshtit në vitin 2008 e cila kishte të bënte me gjetjen e një zgjidhje të pranueshme për të dyja palët. Ky vendim është sjellë me konsenzus nga të gjitha vendet anëtare të NATO-s, theksoi Sekretari i Përgjithshëm, Andres Fog Rasmusen.

Rasmusen ka vlerësuar edhe reformat tjera të nevojshme për integrimin e Maqedonisë në NATO, ndër të cilat edhe liria e shtypit.

Kryeministri Nikolla Gruevski, i është referuar, vendimit të Gjykatës ndërkombëtare të Hagës, ku Maqedonia mori vlerësim pozitiv, ai tha se Maqedonia meriton integrimin në NATO.

Lajme të ngjashme

Back to top button