MPB: Ende nuk ka marrëveshje me Kosovën

Ministria për Punë të Brendshme ka reaguar ndaj lajmit të publikuar në Portalb se nga muaji mars në Kosovë qytetarët e Maqedonisë do të udhëtojnë vetëm me letërnjoftime.

MPB mohon pretendimet e MPB-së në Kosovë që thanë se janë afër marrëveshjes.

“Ministria për Punë të Brendshme apelon deri tek mediat që të mos hutojnë qytetarët duke publikuar informacione të pa verifikuara se ‘në Kosovë nga muaji mars do të udhëtohet vetëm me letërnjoftim”.

“Ministria e Punëve të Brendshme e Republikës së Maqedonisë janë në dispozicion të qytetarëve dhe mediave për të verifikuar të gjitha informatat dhe çështjet me interes publik dhe që janë nën kompetenca të kësaj ministrie”, thuhet në reagimin e MPB-së.

Sipas MBP-së në momentin kur do të arrihet marrëveshje ministria do ta informoj opinionin.

Lajme të ngjashme

Back to top button