Renova e fiton derbin shqiptar, Shkëndija i kthehet fitores

Java e 13-të e Ligës së Parë futbollistike te Maqedonisë është luajtur të shtunën, shkaku që Reprezentacioni i Maqedonisë fundjavën e ardhëshme luan ndeshjen kualifikuese kundër Spanjës.

Ndeshja derbi e javës është luajtur ne Tetovë ku janë takuar nikoqiri Renova dhe Shkupi si mysafire.Ndeshja ishte mjaft interesante edhe pse pamë shumë pak aksione nga dy ekipet, të cilat luajtën me shumë rezervë dhe më tepër ishte një lojë taktike.

Renova në pjesën e parë kishte iniciativ në fillim të lojës, ndërsa Shkupi u këndell në pjesën e dytë të 45 minutave të para. Pikërisht në minutën e fundit të pjesës së parë Renova kishte mundësi të shënojë gol, por goditja e Faton Jusufit përfundoi të shtyllë.

Edhe pjesa e dytë ishte pothuajse e njejtë, për dallim se trajnerët Qatip Osmani i Renovës dhe Visar Ganiu i Shkupit filluan me zëvendësime. Te Renova ne lojë u futën Valmir Nafiu, Emran Ramadani dhe Murat Adili, ndëra te Shkupi Khalil Lambin dhe Filip Janevski.
Nëntë minuta para perfundimit të ndeshjes ndodhin që pikërisht zëvendësuesi Ramadani të jetë dhe hero i ndeshjes, ku pas një kundërsulmi arriti që të rrezikoj fillimisht portën e Shkupit kur nga vija fundite pastroi Llazarevski, por topi nga Adili persëri kthehet në këmbët e tij, e që herën e dytë ishte i sigurt për tezultatin 1:0. Deri në fund regjistruam edhe një goditje të fortë të Ramadanit që përfundoi në tranzversale, ndërsa Shkupi kishte disa tentime që nuk sollën ndryshim të rezultatit.

Shkëndija më në fund mundë të buzëqesh, ka marrë fitore shumë me vlerë ndaj Pobedës si myaafire me rezultat 1:2. Golat i shënuan Junior në minutën e 4-të dhe Besart Ibraimi në atë të 48-të.

Në ndeshjet tjera u shenuan këto rezultate: Bregallnica – Vardari 0:1, Rabotniçki – Pelisteri 0:1 dhe Makedonija Gj.P. – Sileksi 1:1.

Në tabelë kryeson Vardari me 31 pikë, Shkëndija 27, Rabotniçki 21, Pelisteri 20, Renova 19, Sileksi 15, Shkupi 14, Pobeda dhe Makedonija G.P., kanë nga 10 pikë dhe e fundit Bregallnica me 8 pikë./portalb.mk

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button