Rita Ora premton këngë në shqip

Këngëtarja kosovare me famë botërore duket se do të vijë me një këngë të re në shqip.

Rita Ora ka lajmëruar fansat e saj nëpërmjet një postimi në “Facebook” se shumë shpejt ajo do të vizitojë Kosovën dhe do të lançojë këngën e saj të re.

Kjo do të jetë kënga e parë, e cila do të ketë tekstin në shqip.

Në 2012 Rita ka hedhur në tregun muzikor këngën “Shine ya light”, videoklipi i secilës është xhiruar në Kosovë.

Aktulisht ajo po punon edhe për albumin e saj të dytë./ Tv Klan

Lajme të ngjashme

Back to top button