Berati prek finalen, përballë ka portugezin Henrique

UPDATE

15:30

Berat Jakupi ka prekur finalen e Kampionatit Evropian ne Karate për U-21, duke e mundur karateistin nga Franca Riou Hadisson me rezultat të lartë 8:1. Kështu që tani pritet dhe ndeshja për të mbrojur titullin kampion Evrope, ku përballë do të ketë karateistin portugez Ramos Henrique.


15:10-

Berat Jakupi fitoi dhe sllovenin Jus Markac me rezutat 2:0. Tani në gjysmëfinale do të përballet me fituesin nga dueli Mikhail Davidov (Rusi) dhe Riou Hadisson (Francë).

***********************************************************************

Ka shënuar fitore Berat Jakupi në paraqitjen e tij të parë në Portugali, duke mundur me rezultat bindës garuesit nga Bjellorusia, Kurhan Dzmitry si dhe serbin Urosh Mijallkoviq.

Këtë të fundit e fitoi me rezultat prej 3:0.

Berati në luftë me Dzimitry është paraqitur në tatami 5, ndërsa gara filloi me një barazim 1:1, duke matur forcat të dy karateistët. Por më pas karatesisti shqiptar arriti që të dominojë gjatë gjithë luftës duke marrë pikë të një pas njëshme, që në fund të fitojë me rezultat 6:1. 

Kjo fitore i mundësoi Beratit që të arrijë në çerekfinale ku do të përballet me sllovenin Jus Markac.
 / Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button