Maqedoni: Nëntori më i ftohtë se mesatarja, dhjetori më i ngrohtë

Mot më të ftohtë dhe më pak reshje në nëntor dhe temperatura më të larta se mesataret në dhjetor, parashikon Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM) për dy muajt e fundit të vitit.

“Sipas materialeve të tanishme parashikuese nga Qendra Evropiane për parashikim afatmesëm të motit (ECMWF) dhe Sistemit global parashikues (GFS), ndërkaq në bazë të analizës profesioniste të përpunuar në Sektorin për analizë dhe parashikim të motit pranë DPHM, në javën e parë të muajit nëntor do të ketë temperatura me rënie të lehtë nënmesataren, temperatura mesatare ditore dhe sasi të reshjeve nënmesataren. Reshje të dobëta në këto ditë priten të enjten në orët e natës dhe të premten pasdite, posaçërisht në pjesët veriore dhe perëndimore të Maqedonisë. Më nxehtë do të jetë të enjten me temperaturë ditore maksimale prej 14 deri 21 gradë, ndërsa të premten do të ketë rënie të temperaturës për disa gradë, kumtoi DPHM.

Gjatë fundjavës do të mbisundojë mot i ndryshueshëm me vranësira me periudha me diell, ndërsa temperatura sërish do të jetë në rritje të lehta.

Prej 7 deri më 10 nëntor, priten temperatura relativisht të larta, më të larta nga mesataret për 1 deri 3 gradë, ndërsa reshjet do të jenë nën mesataren, posaçërisht në pjesët perëndimore. Moti do të jetë më i vrenjtur me reshje më të shpeshta të shiut me intensitet të ndryshueshëm. Për shkak të rrymimit jugor të ajrit dhe valës së ajrit të nxehtë dhe të lagësht nga jugu do të ketë destabilizim të atmosferës kështu që në këto ditë është e mundur edhe dukuria e bubullimave. Të premten dhe ditët e fundjavës (11-13 nëntor) pritet stabilizim me rënie të konsiderueshme të temperaturës ditore.

Prej 14 deri 20 nëntor pason periudha me reshje mesatare dhe me temperatura të cilat do të kenë rënie të lehta pozitive në krahasim me mesataren. Në dekadën e ardhshme të muajit parashihet mot më i ngrohtë me temperatura mesatare për 1 deri 3 gradë mbi mesataret dhe me reshje të cilat do të jenë në kufijtë e mesatares, informojnë nga DPHM.

Në krahasim me parametrat meteorologjikë dhe gjendjen e motit për muajin dhjetor të këtij viti, sipas materialeve afatgjate parashikuese nga Qendra Evropiane për parashikim afatmesëm për motin dhe Qendrën virtuale për ndryshime klimatike për Evropën Juglindore (SEEVCCC), ndërsa në bazë të analizave dhe metodave profesionale të cilat zbatohen në Sektorin për meteorologji pranë DPHM, parashihet se muaji do të jetë më i ngrohtë nga mesatarja e deritanishme shumëvjeçare, ndërsa reshjet nuk do të zbresin nga mesatarja shumëvjeçare.

Në pajtim me parashikimin e përpunuar afatgjatë për muajin dhjetor për tërë territorin e vendit, duhet të presim temperaturë më të lartë nga mesatarja, por megjithatë zbritja pozitive nuk do të jetë shumë e madhe, 1˚С deri 2˚С në Maqedoninë perëndimore dhe jugperëndimore, ndërsa në Maqedoninë qendrore, lindore dhe juglindore është e mundur zbritja të arrijë deri 3˚С.

Të gjitha modelet për parashikim afatgjatë parashikojnë se sasia e reshjeve për muajin dhjetor duhet të jetë në kuadër të mesatares, theksohet në informatën e DPHM-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button