Kinë: Konfirmohet vdekja e minatorëve të zhdukur

Të 33 minatorët që konsideroheshin të zhdukur pas një eksplodimi në Kinë, në fillim të kësaj jave, janë gjetur të vdekur, kanë raportuar mediat shtetërore, shkruan REL.

Agjencia e lajmeve, Xinhua, ka raportuar sot se të gjithë trupat e pajetë janë nxjerrë nga xeherorja private, Jinshangou, në pjesën jugperëndimore të Kinës.

Dy punëtorë ia dolën të shpëtojnë nga shpërthimi, që ka ndodhur më 31 tetor.

Shkaku i eksplodimit mbetet i paqartë, por zakonisht incidentet e tilla shkaktohen nga shkëndijat gjatë lirimit të gazit nga toka.

Autoritetet kineze kanë urdhëruar hetime për këtë incident dhe mbyllje të përkohshme të kësaj xeheroreje të thëngjillit.

Minierat e Kinës konsiderohen se janë ndër më të rrezikshmet në botë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button