Ja sa vlen jeta e drejtorëve që emërohen nga Qeveria

Drejtori gjeneral i Ndërmarrjes Shtetërore për Strehim Cvetko Grozdanov dhe katër anëtar jo ekzekutiv të Bordit të drejtorëve me para të shtetit do të marrin sigurim jetësor. Në Byro-në për prokurim publik në të cilën kërkohet kompani sigurimesh me të cilën ky institucion shtetëror do të lidh marrëveshje në kohëzgjatje prej 11 vjetëve, shkruan Nova, transmeton Portalb.

Grozdanov dhe katër drejtorët jo ekzekutiv do të sigurohen në rast të vdekjes, fatkeqësisë ose sëmundjes. Grozdanov si menaxher kryesor ofron deri më 400 euro në muaj ose 4.800 euro në vit.

Në pyetjen gazetareske se pse t’i paguhet sigurim jetësor udhëheqësve të këtij institucioni, Grozdanov është thirrur në marrëveshjen menaxheriale dhe statutin e ndërmarrjen ku i jepet ky privilegj.

“Është e drejtë e imja diskrecionale. Unë jam menaxher kryesor, puna ime nuk është vetëm në zyre, udhëtoj dhe mos dashtë Zoti të më ndodh diçka”, tha Grozdanov.

Paratë nga sigurimi Grozdanov dhe udhëheqësit tjerë nuk do të mund t’i ngrenë, siç tha ai. Por, në rast të vdekjes familjet e tyre do të marrin qindra mijëra euro, ndërkaq premi të mëdha do të ngrenë nëse sëmuren ose lëndohen./Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button