Derbi shqiptar përfundon në paqe (FOTO GALERI)

Super derbi i dy ekipeve shqiptare që u luajt në kuadër të javës së 12-të të LPFM, në stadiumin e Çairit në Shkup ka përfunduar me rezultat të barabartë 0:0. Ky rezultat ka treguar se Shkëndija edhe më tutje është në krizë të rezultateve pozitive, ndërsa nga ana tjetër Shkupi nga ndeshja në ndeshje po ngrit formën dhe vazhdon të jetë skuadra e vetme që në dy ndeshjet me Vardarin dhe Shkëndijën ka mbetur ekipi i vetëm pa disfatë.

Duel Bajrami - Hasani

Në Çair pothuajse ishte pasqyrë e njëjtë e asaj që u luajt të mërkurën në Tetovës, por ndryshimi ishte se tribuna e vetme e stadiumit ishte e stërmbushur që kishte grumbulluar më shuam se 5 mijë shikues, që meriton notën më të lartë për korrektësinë e tifo grupit “Shvercverat” që gjatë 90 minutave anuan në mënyrë korrekte, duke duartrokitur edhe futbollistët mysafir.

dsc_8851

Ndeshja u dominua nga Shkëndija që kohë pas kohe kishte disa raste për të tundur rrjetën e portierit më të mirë në vend Suat Zendeli, ndërsa kundërsulmet ishin arma më e fortë e Shkupit që kërkonin të shënojnë gol përmes futbollistëve Osmani, Kadriu dhe Zuka, e në disa raste tentuan edhe përmes Bajramit dhe Isenit.

Duel Vujçiq - Adem

Në fund ekipi i Shkupit ka festuar pikën e fituar, ndërsa nga ana tjetër nga radhët e Shkëndijës mbetën të zhgënjyer nga ky barazim, pasi nga java në javë po largohen nga lufta për titull me Vardarin që sonte luan ndeshjen me Pobedën në Shkup.

Shkupi - Shkëndija, Ibraimi në aksion

Duel Hasani - Maliqi Shkupi - Shkëndija

Në duelet tjera, nën hije të derbit shqiptar, është luajtur ndeshje shumë interesante në Tetovë, ku Renova ka barazuar ndaj Rabotniçkit. Të parët kishin kaluar në avantazh bardhekaltërit me anë të Selmanit në minutën e 21, ndërsa ka barazuar Elmaz në atë të 36-të. Në pjesnë e dytë asnjëra ekip nuk arriti të shënoj gol që në fund dhe rezultati ishte i pandryshuar.

Në ndeshjet tjera fitore ka shënuar Pelisteri ndaj Makedonija Gj.P me rezultat minimal 1:0, me të njëjtin rezultat edhe Sileksi e ka mundur Bregallnicën.

Në tabelë kryesinb Vardari me 25 pikë dhe një ndeshje më pak, Shkëndija ka 21, Rabotniçki 20, Pellisteri ka 19, Renova 16, Shkupi 14 sa ka edhe Sileksi, Pobeda ka 10, Makedonija Gj.P 9 dhe Bregallnica e fundit me 8 pikë. /Portalb.mk/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button