Zyrtare: Jeton Beqiri zëvendëson Akrapoviçin

Drejtuesit e klubit të KF Shkëndija kanë thirur mbledhje urgjente për të analizuar gjendjen në klub pas dy humbjeve të njëpasnjëshme në Tetovë nga Vardari dhe Shkupi. Pas një analize të detajuar të situatës aktuale, drejtuesit vlerësojnë se është humbur një momentum i rëndësishëm për ecurinë e ekipit në kampionat. Pas këtij ambienti të krijuar drejtuesit marrin vendim që ta pushojnë nga detyra shefin e stafit teknik Bruno Akrapoviç.

Bruno Akrapoviç
Bruno Akrapoviç

KF Shkëndija falemenderon Bruno Akrapoviçin për kontributin e dhënë në skuadër dhe sukseset e arritura gjatë periudhës që ishte pjesë e klubit, duke i dëshiruar gjithë të mirat në të ardhmen.

Ndërkohë drejtuesit kanë vendosur që në vazhdim udhëheqjen e ekipit t’ia besojnë ndihmës trajnerit të deritashëm Jeton Beqiri, i cili edhe më herët ka qenë në këtë pozitë, ndërsa mbetet e njejtë pjesa tjetër e stafit teknik.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button