Selena Gomez në rehabilitim (Foto)

Këngëtarja Selena Gomez kaloi një muaj në një qendër rehabitimi muajin e kaluar, zbuloi revista “Star Magazine”.

21-vjeçarja, e cila gjatë 2013-s i dha fund një marrëdhënie intime me këngëtarin Justin Bieber, u pranua në qendrën e ndodhur në Arizona në datën 5 Janar dhe qëndroi atje për dy javë.

Revista përcaktoi se kjo qendër është e specializuar për problemet emocionale dhe varësitë e ndryshme, e se pranon vetëm grupmoshën e të rinjve 18-26 vjeç.

Një përfaqësuese e Selenës konfirmoi për “Star” se “Gomez vendosi me vullnetin e saj që të shtrohej në këtë institucion, por nuk e bëri këtë për shkak të ndonjë varësie”.


Selena Gomez dhe Justin Bieber, ish-te dashurit e perfshire te dy nga nje seri skandalesh

Ndërkohë, Justin Bieber, ish-i dashuri, është përfshirë në një spirale degradimi moral, ndërsa brenda një muaji u ndalua duke drejtuar makinën nën efektin e drogës dhe alkolit, vetëm disa ditë përpara se në banesën e tij të zbuloheshin sasi të mëdha drogërash. / Top Channel

Lajme të ngjashme

Back to top button