Shkëndija çerekfinaliste, Renova kot shënoi tre gola (FOTO)

Janë kompletuar të gjitha ekipet që kanë siguruar kualifikim në çerekfinalen e Kupës së Maqednisë, pasi Shkëndija ka luajtur sot 0:0 me Rabotniçkin po falë fitores së parë si mysafire me rezultat 2:0.  Ndeshja në stadiumin e qytetit në Tetovë ishte shumë monotone pasi Rabotniçki nuk kishte forcë për përmbysje, ndërsa skuadra e Shkëndijës si duke ishte e konvertuar në derbin e javës së 11-të që do të luhet të dielën kundër Vardarit. Andaj pikërisht për këtë ndeshje trajneri Akrapoviq kishte vendosur që në fushë të fusë më shumë futbollistë që nuk kanë pasur shumë minuta lojë gjatë kampionatit.

Stenio Junior në tentim për të shënuar
Stenio Junior në tentim për të shënuar

Renova ishte shumë afër që të bëjë një rikthim të madh pas disfatës që kishte pësuar në ndeshjen e parë 2:0 nga Pekisteri. Gjithçka ishte në rrugë të mirë deri në minutën e 78-të, kur Todorovski nga gjuajtja e lirë shënoi golin që i jep Pelisterit mundësinë për të vazhduar garën për trofeun e kupës. Sa për statistik do të regjistrohen golat Sadikut, Memedit dhe Mishkovski. Patjetër që duhet potencuar se Renova kishte një mori rastesh dhe nëse do i realizonin sigurisht se diferenca do ishte shumë më e lartë. Ata dominuan lojën por nuk i shfytëzuan rastet. Në çerekfinale u kualifikua edhe Vardari i cili si nikoqirë mundi Vëllazërimin e Kërçovës me rezultat 2-0.

Duel nga ndeshja Renova - Pelisteri 3:1
Duel nga ndeshja Renova – Pelisteri 3:1

Ekipet që janë kualifikuar për në çerekfinale të Kupës së Maqedonisë janë, FC Shkupi, Shkëndija, Pobeda, Pelisteri, Sileksi, Bregallnica, Pelisteri dhe Vardari, ndërsa tërheqja e shortit do të jetë të premten, kur edhe do të mësohen dyshet çerekfinale. /PORTALB.mk/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button